Intervistë me Sali Berishën (22 Mars 1999)
Intervistë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për 22 Marsin.
Sali Berisha: Ndërrimi i pushteteve është një ligjësi në sistemet demokratike. Por sot shqiptarët rikujtojnë 22 Marsin në një moment kur më 29 Qershor ata besuan se komunizmi ose rivendikimi i së shkuarës nuk do të përjetohej më. Pas dy vitesh sot Shqipëria përjeton një krizë të thellë të gjithanshme. Ajo numëron mbi gjysëm milioni të papunë. Rrugët e Shqipërisë sot janë të mbushura me të papunë njëlloj si në vitin ’91. Sot varfëria dhe mjerimi nga i cili mezi u shkëputëm. Ndaj dhe sot ne në një lëvizje shprese në një lëvizje besimi për të ardhmen kemi ftuar dhe ftojmë shqiptarët të bashkohemi së bashku për të krijuar shpresë, të bashkohemi sëbashku rreth alternativës së Bashkimit për Demokraci dhe opozitës në tërësi. Alternativë e cila provoi se ja doli të ndryshojë në 4 vjet Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër ish komunist. Pra të gjithë ne sëbashku duhet të bashkohemi jo me zhgënjimin tonë por me shpresën tonë, me përpjekjen tonë të fuqishme edhe një herë për ‘ti rikthyer të ardhmen Shqipërisë. Ky është shërbimi më i madh që i bëjmë kombit shqiptar në Shqipëri, ky është shërbimi më i madh që i bëjmë vëllezërve tanë në Kosovë që po masakrohen këto ditë nga barbarët vetëm e vetëm se janë shqiptarë. Ky është mesazhi më i madh që i dërgojmë shqiptarëve në të katër anë e botës, të cilët presin që Shqipëria të rivendoset dhe një herë në shinat e demokracisë, në shinat e së ardhmes.
Gazetarja: Zoti Berisha ju keni fituar me sloganin, opozitarë por vëllezër, a qëndron sërish ajo?
Sali Berisha: Unë është e vërtetë se kam fituar me këtë slogan, une edhe një herë kur apeloj shpresën dhe besimin ato mund të realizohen dhe mund të zhvillohen vetëm në një terren të pajtimit kombëtar. Unë konstatoj sot se shumë nga këta qeveritarë të sotëm përqeshin dhe konsiderojnë arkaike idenë e pajtimit. Por unë mendoj se pajtimi kombëtar është proces jetik për shoqërinë shqiptare dhe të ardhmen e Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti