Intervistë me Shefin e Policisë Gramsh për grumbullimin e armëve (30 Janar 1999)


Intervistë me Shefin e Policisë Gramsh për grumbullimin e armëve (30 Janar 1999)

12:19 30/01/1999

Intervistë me Shefin e Policisë Gramsh, për grumbullimin e armëve.

Shefi i Policisë Gramsh: Kemi një periudhë që punojmë afërsisht 5 muaj. Njerëzit janë ndërgjegjësuar, është marrë takim me ta, në njëfarë mase është marrë miratimi i tyre, dhe kuptohet prandaj e marrim këtë përgjegjësi sepse nuk mund të bëhet një punë e tillë, grumbullimi i armeve pa marrë mendimin e popullit, pa marrë zotimin e tyre dhe pa i plotësuar kushtet. Armët njerëzit i kanë dorëzuar dhe do t’i dorëzojnë si rrjedhojë e asaj që kanë fituar sigurinë, kanë fituar besimin tek Policia, besimin ndaj luftës, ndaj krimit të këtyre veprimeve të ndodhura deri më tani.

Gazetari: Pas këtij procesi ju për armët që do mbesin nga ata që nuk do i dorëzojnë, do ndërhyni me forcat e rendit?

Shefi i Policisë Gramsh: Është e natyrshme që kjo nuk mbaron as me një ditë as me dy. Çarmatosja e popullsisë së pari bëhet mbi baza vullnetare dhe së dyti desha të them që të tërë e dinë që ne do të zbatojmë vendimin e Qeverisë. Është e natyrshme që vendimi i Qeverisë do të gjejë mbështetjen e saj jo vetëm tek Policia, por dhe tek populli tek ata që sot e kanë marrë në dorë çarmatosjen e këtij populli, heqjen nga duart e këtyre armëve që përveç të keqes të familjes e fëmijëve të tyre nuk kanë asgjë të mirë. Unë do t’i thosha me përgjegjësi si Shefi i Policisë në qytetin e Gramshit, kam shtatë muaj që punoj në këtë rreth, në asnjë mënyrë, në asnjë vend, qoftë në qytet apo në fshat nuk janë përdorur armët si vetëmbrojtje, por vetëm për të terrorizuar popullin. Vetëm kanë gjetur fatkeqësinë e tyre vetë fëmijët e qytetit dhe të rrethit të Gramshit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme