INUK përplaset me pronarët e një karburanti


INUK përplaset me pronarët e një karburanti

15:31 22/03/2014 FNSHMyzeqeShembja e një pike karburanti në Mallakastër, që sipas Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është ndërtuar pa leje, përplasi fizikisht punonjësit e këtij inspektoriati dhe pronarët e objektit.

Tensioni nisi që në orët e para të mëngjesit. Debatet nuk mjaftuan që palët të tërhiqeshin. Dy orë më vonë ato u përplasën fizikisht.

Me pronaret e karburantit u bashkuan edhe banorë të zonës, ndërsa Inspektorët e INUK u mbështetën nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që përdoren shkopinjtë gomës edhe gazin lotsjellës.

Pronarët e ndërtesës 2 katëshe tentuan të ndalojnë operacionin e INUK duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve por papritur janë ndeshur me forcat e plolicisë. Përleshjet fizike bënë që përveç shkopave të gomës policia të përdorë dhe gaz lotësjellës duke ndalur turmën të hynte në godinë.

Pas kësaj situate inspektorët e INUK dhe vetë Drejtori i Përgjithshëm Zyhdi Dajti negociuan me pronarët e godinës duke qetësuar situatën. Prishja e objektit filloi por mbetën në këmbë kollanat e betonit. Për të përfunduar aksionin e prishjes INUK do të përdorë tritol.





Të ngjashme