Invalidët në ditën e 4 të grevës së urisë – (5 Dhjetor 2000)


Invalidët në ditën e 4 të grevës së urisë – (5 Dhjetor 2000)

22:12 05/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ka hyrë në ditën e katërt greva e urisë së shoqatës së invalidëve paraplegjik dhe tetraplegjik. Që prej ditës së djeshme te grevistët kanë filluar të ndihen problemet e ndryshme shëndetësore, për të cilat Agim Gjonça, presidenti i kësaj shoqate prononcohet.

Agim Gjonça:- “Gjendja shëndetësore është shumë e rënduar. Sot erdhi mjeku  i urgjencës, kemi dy ditë me dhimbje koke dhe të vjella, me tension të ulët”.

Deri tani grevistët kanë pasur një kontakt telefonik me zotin Gjergj Leka, zv/ministër në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, i cili i ka deklaruar grevistëve plotësimin e kërkesave të tyre në disa etapa, gjë për të cilën grevistët nuk janë dakord. Gjithashtu grevistët i ka vizituar dhe shefi i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Petro Mersini. Mirëpo gjendja shëndetësore e grevistëve sapo vjen dhe përkeqësohet dhe ata deklarojnë se do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./tvklan.al






Të ngjashme