Investim nga NATO në hekurudhën shqiptare (30 Maj 1999)
Hekurudha Shqiptare po jeton ditën e saj të rizgjimit falë partneritetit të forcave të NATO-s. NATO nëpërmjet Hekurudhës Shqiptare ka transportuar 37 mijë ton inerte nga lumi Matit në Milot për në Sukth, të cilët janë përdorur në ndërtimin e kampingjeve. Ky vëllim parashikohet të jetë më i lartë në muajt në vijim kryesisht në transportin e kontenierëve dhe logjistikën për 45 mijë ushtarë të NATO-s.
Në këto kushte kur oferta është rritur hekurudha ka nevojë për lokomotiva dhe vagonë të rinj. Në të ardhmen pritet të përvijohet ideja e një huaje me interes vjetor nën 2 % pas 10 vjetësh në shtrirje 30 vjet të Gjeneral Motors Amerikan. Me ardhjen e stinës së verës specialistët pretendojne të shtohet më shumë linja Durrës-Tiranë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj