Investime ne rrugën “Ali Demi” (3 Dhjetor 1998)
Rruga e “Ali Demit” së shpejti do të marrë pamjen që i takon. E mbushur me gropa në ditët me shi ajo mbushet me pellgje të panumërt. Kjo është “rruga e ferrit” për të gjithë ata që udhëtojnë me makina apo autobuse. Ministrja Shuli ka firmosur një fond fillestar të ciilin e ka nisur urgjent drejt Bashkisë së Tiranës.
Për Televizionin Klan është prononcuar nënkryetari i bashkisë Ramiz Balla. Ai ka deklarur se fondet nuk janë pak për rrugën “Ali Demi” pasi nuk janë vetëm këto fonde, vitin tjetër do të ketë prap të tjera. Sipas tij është e pajustifikueshme mungesa e miratimit të procedurave për rreth një muaj dhe se për fondet në vijim bashkia do të operojë me përgjegjësi./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe