Investimet amerikane në Shqipëri (05 Janar 2012)
Në datat 21 dhe 22 Shtator në Ballkan do të qëndrojnë përfaqësues të Holding Company Siva Partners me seli në New York e cila operon në tregun e financave dhe patundshmërive. Kjo kompani po investon momentalisht në rajon në banka, financa , energji si dhe miniera.
Lajmi është bërë i ditur nga agjensia e lajmeve “Kosova Info”. Kompania Siva fillimisht do të investojë në Shqipëri sëbashku me Donald Trump në një objekt madhështor për turizmin i cili do të ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.
Kjo kompani nga data 15 deri në datën 21 shtator do të jetë në Shqipëri ku do të takohet me kryeministrin Berisha e më pas do të shkojë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në Kosovë Siva Global do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme si banka, financa, siguri, energji, miniera e të tjerë./tvklan.al