Investimet e Qeverisë Italiane në shëndetësi (6 Dhjetor 1999)


Investimet e Qeverisë Italiane në shëndetësi (6 Dhjetor 1999)

14:05 06/12/1999

Jo më kronika kritikuese për Qendren Spitalore Universitare pasi së shpejti do të ndryshojë fytyrë. Ndihma institucionale e Qeverisë Italiane prej 10 milion dollarësh konsiston në rikonstruktimin dhe sjelljen e pajisjeve mjekësore për sektorët e kardiologjisë, hemodializës si dhe futjen e normativave të Komunitetit Europian në Legjislacionin shëndetësor. Në këtë projekt 3 vjeçar po me këto fonde do të blihen 15 autoambulanca dhe do të hidhen bazat për informatizimin e sistemit shëndetësor. Për këtë projekt flet për TV “Klan”, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Italiane Vitorio Silianos dhe Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.

Vitorio Silianos: Jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare, dhe pikërisht në kampin sanitar, të kompletojmë mangësitë e kësaj qendre. Oferta është e një kualiteti të mirë. Bashkëpunimi bilateral tregon se jemi në rrugë të mbarë.

Leonard Solis: Sepse janë disa pavione që bëjnë ndërhyrje të vetme të këtij lloji në vendin tonë dhe mbase edhe për Kosovën, edhe për Rajonin në përgjithësi bëhen operacioni kardiokirurgjikale, kemi projekte për hemodializën sepse kemi qënë të zbuluar dhe ka një përmirësim dhe
të cilësisë dhe të sasisë, duke përfshirë në cikël më shumë persona dhe duke shtuar cilësinë. Gjithashtu kemi një projekt edhe për onkologjinë. Të tre këto projekte do t’i japin një vizion më të gjërë qendrës sonë spitalore. Jemi duke bërë gjithçka është e mundur për të përmirësuar imazhin e
Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, duke punuar ngushtësisht me Drejtorinë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme