Investimet në qytetin e Përmetit (9 Shtator 1999)


Investimet në qytetin e Përmetit (9 Shtator 1999)

14:33 09/09/1999

230 milion lekë për rehabilitimin e shkollave në qytetin dhe rrethin e Përmetit. Ky fond është akorduar nga buxheti i shtetit dhe disa fondacione e organizata jo qeveritare. Me këtë fond janë rikonstruktuar dhe pajisur me objekte shkollore, shkollat dhe konvikti me 110 shtretër i Përmetit.

Në Këlcyrë me fondin 9 milion lekë është rehabilituar shkolla 8 vjeçare. Janë rikonstruktuar shkollat e Çarshoves, Ballabanit, Dangëllisë, Deshnicës e të tjerë në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka akorduar një fond prej 24 milion lekësh që është vënë në dispozicion për rikonstruksionin e rrugëve e trotuareve në lagjen Sede.

Faza e parë e projektit përfshin bërjen e bordurave dhe punimet inxhinierike. Gjithashtu do të rehabilitohen 1500 metra katrorë sipërfaqe. Ndërsa në fazën e dytë e cila do të zgjasë më shumë do të kryhet pjesa tjetër e punimeve të parashikuara. /tvklan.al






Të ngjashme