Investimet në tregun e Korçës, trefishohen të ardhurat – (14 Mars 2001)


Investimet në tregun e Korçës, trefishohen të ardhurat – (14 Mars 2001)

10:12 14/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Tregu i qytetit të Korçës, me të ardhurat që siguron investon në përmirësimin e infrastrukturës së vetë. Drejtuesit e bashkisë prej tre muajsh riorganizuan mbledhjen e taksës për zënien e vendit, ku u pushuan 14 taksambledhës dhe u krijua një zyrë në treg që grumbullon taksën që në fillim të muajit. Për rrjedhojë janë trefishuar të ardhurat. Ndërkohë nënkryetari i bashkisë Albert Jole thotë:

Albert Jole:- “Një pjesë e mirë, ndoshta edhe e gjithë diferenca që kemi siguruar në grumbullimin e kësaj takse për çdo muaj do të kalojë si investim përsëri në tregun e qytetit për ta sistemuar atë dhe për ta sjellë në një gjendje shumë më normale nga ajo që ka pasur deri tani”.

Gjatë Dhjetorit u krijua rrjeti i kullimit të ujërave të zeza, të zonës së pazarit me 1.3 milion lekë të reja. Ndërkohë priten të investohen 2.2 milion lekë të reja për mbulimin e bankinave dhe 3.2 milion lekë të reja për ndërtimin e tregut të mishit dhe të peshkut./tvklan.al






Të ngjashme