Investimet në Vlorë (26 Shtator 1999)


Investimet në Vlorë (26 Shtator 1999)

11:45 26/09/1999

Më shumë rrugë të asfaltuara për Vlorën. Pushteti Lokal i Vlorës ka hartuar një projekt për asfaltimin e mbi 100 mijë metrave katrorë të rrugëve ku ndër to 47 mijë metra janë shtuar totalisht ndërkohë të priten të përfundojnë procedurat për 51 mijë metrat e tjerë. Shifrat e mësipërme i ka publikuar Kryetari i Bashkisë së Vlorës Neki Dredhai,i cili ka theksuar se invetimet në infrastrukturën rrugore të viteve 97-99 janë më të mëdha se gjithë 10 vjeçari i fundit.

Por nuk janë vetëm rrugët që do tu kushtohet vëmendje. Sipas Dredhës një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe përmirësimit të sistemit të ujit të pijshëm ndaj atij të shpërndarjes së energjisë elektrike. Pozicioni gjeografik i qytetit të Vlorës është i tillë që kërkon shumë investime për përmirësin dhe rregullimin e infrastrukturës urbane. Pushteti Lokal i ka hartuar këto projekte për një të ardhme shumëvjeçare pasi Vlora ka shumë mundësi për zhvillimin dhe industrisë së turizmit/tvklan.al






Të ngjashme