Iraku pushtohet nga bombardimet amerikane (18 Dhjetor 1998)
Në Irak ka filluar një sulm i dytë bombardimesh nga amerikanët dhe britanikët. Nuk dihen saktësisht objektivat e bombardimeve, por një prej raketave Kruz është lëshuar mbi një bazë ushtarake në Bagdad. Bilanci i dy ditë sulmeve është 25 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Në SHBA komandanti i forcave ushtarake amerikane në një konferencë shtypi tregon rezultatin e sulmeve ajrore. Sipas tij janë shkatërruar rreth 50 baza ushtarake Irakene. Në Londer kanë nisur dhe protestat nga muslimanët kundër sulmeve në Irak./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori