“Irani”, SHBA përplaset me Rusinë në OKB


“Irani”, SHBA përplaset me Rusinë në OKB

22:50 06/01/2018

Tensionet në Iran kanë provokuar edhe përplasjen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, që ishte edhe përfaqësuesja që mblodhi këtë Këshill, e tha qartë se SHBA-të nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë shtypjes së popullit iranian.

“Ju bëj thirrje të bashkohemi në mënyrë që t’i japim fuqi zërit të popullit iranian. Nuk do të qëndrojmë të heshtur përpara tentativës për të shtypur popullin e për ta quajtur kukull të fuqive të jashtme”, tha ambasadorja Haley.

Mirëpo për ambasadorin rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, Uashingtoni po tenton të dëmtojë programin bërthamor të Iranit dhe nuk ka qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Protestat në Iran janë një çështje e brendshme dhe diskutimi i saj në Këshillin e Sigurimit cenon integritetin e vetë Këshillit, tha diplomati rus.

Kritika ndaj SHBA-ve për thirrjen e Këshillit të Sigurimit erdhën edhe nga përfaqësues të vendeve të tjera. Për Francën diskutimi për situatën në Iran është kundër-produktiv.

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1000 të tjerë janë arrestuar në Iran që prej fillimit të protestave kundër regjimit vendas dhe kushteve të vështira ekonomike.

Tv Klan






Të ngjashme