Irina Shayk, më në formë se kurrë
Ndërsa qarkullojnë fjalët se Irina Shayk është në pritje të fëmijës së saj të parë më yllin e Hollywoodit, Bradley Cooper, modelja ruse, në shkrepjet e fundit për koleksionin e ri të të brendshmeve “Eleonara” të markës së njohur Intimissimi, prezantohet si gjithnjë në formë të mirë fizike.
Në videon disa sekondëshe dhe në foton e publikuar nga 31 – vjeçarja nuk duken shenja të shtatzënisë, lajm i cili ende nuk është konfirmuar nga Irina Shayk.
Pas një dekade bashkëpunimi me kompanitë më të njohura të modës si Armani, Victoria’s Secret, Harper’s Baazar, Irina Shayk rikthehet të kompania ku nisi karrierën.
Për t’u kthyer të shtatëzania, së fundmi ajo deklaroi së dëshiron fëmijë më mirë shpejt se vonë, duke theksuar së gjëja më e rëndësishme botë, është familja, miqtë dhe njerëzit që do.
Tv Klan