Irlanda e Veriut – (2 Korrik 1999)


Irlanda e Veriut – (2 Korrik 1999)

17:10 02/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Irlanda ende e mbërthyer nga ethet e vahzdimsisë së bisedimeve për paqen. Pasditja e sotme duket se është caktuar si afati i fundit i krjimit të qeverisë Irlandeze. Megjithatë dy krerët kryesor Xheri Adams dhe David Trimble, duket se nuk janë shumë optimist për firmosjen e qeverisë së re Irlandeze.

Për liderin e Shein Fenit, çarmatosja nuk mund të jetë thelbësore për krijimin e një pakti qeverisës. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat duhet marrë inisiativa ka deklaruar ai. Pra pritet se çdo të sjellë pasditja e sotme për të ardhmen e Irlandës së Veriut./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme