Irlandë Belfast, shpërthim bombe (03 Gusht 1998)
Shtatë të plagosur dhe dëme të mëdha materiale janë shënuar nga shpëthimi i një bombe 40 km larg Belfastit në Irlandën e Veriut. Pasojat e shpërthimit të saj të bën të mendosh se nuk ka për t’u nënshkruar kurrë asnjë marrëveshje për paqen.
Shpërthimi që ndodhi dje pasdite ishte shumë i fuqishëm. Sipas Kerrit është krahu i republikanëve ai që ka realizuar një veprim të tillë. Një telefonatë anonime 20 minuta para se të ndodhte shpërthimi nuk ka mundur që të parandalojë asgjë nga ajo që ndodhi./tvklan.al