“Irma” shënon viktimën e parë
Këto janë pasojat që ka sjellë uragani Irma në ishullin francez të Shën Martinit në Karaibe.
Dhjetëra barka të shkatërruara dhe përmbytje masive ishin pasojat në ishullin francez. Gjendja e rëndë ka nxitur reagimin e autoriteteve në Paris. Në një deklaratë për shtyp, presidenti francez Emmanuel Macron, tha ndonëse është herët, bilanci i viktimave dhe dëmeve që do të sjellë “Irma” do të jetë i rëndë dhe mizor. Viktima e parë e uraganit ishte një sërfist 16 - vjeçar, i cili doli në det të kapte dallgët e larta. Uragani "Irma" është i kategorisë maksimale, asaj numër 5, më i forti që ka goditur ndonjëherë Oqeanin Atlantik. Ishujt e tjerë të goditur nga uragani i fuqishëm janë Shën Bartolomeu, Antigua dhe Barbuda, ishuj tejet të frekuentuar nga turistët. Edhe Shtetet e Bashkuara janë vënë në alarm. Guvernatori i Floridas, shtet të cilin "Irma" pritet të godasë në ditët e ardhshme, u bëri thirrje njerëzve të largohen menjëherë. Situata është kritike edhe në ishujt Bahamas, në ishujt britanikë Virxhin dhe në Porto Riko, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe disa mijëra banorë janë evakuaar. Tv Klan