“Iron Man” vendos rekorde botërore
Nuk është pjesë film, por një realitet. Richard Browning një pilot me profesion ka thyer rekordin botëror duke fluturuar me një kostum të modifikuar. Shpejtësia e tij arriti 51 km/orë duke vendosur një rekord të ri. Ai është gjithashtu themeluesi kompanisë britanike të teknologjisë Gravity Industri.
Pajisja e tij përbëhet nga 6 turbina me gaz të nxehtë. Ajo drejtohet vetëm nga lëvizjet e trupit. Megjithatë prezantimi i tij në ditën botërore të rekordve Guines, nuk shkoi ashtu siç e kishte planifikuar. Një gabim i vogël në drejtim bëri që piloti të binte në liqen.
Ai ka punuar rreth 3 vite për të ndërtuar këtë kostum të ngjashëm me atë në filmin “Iron Man”.
Burimi: Klan Plus