Irritohet shqiptari. Kërcënoi mësuesen e djalit se do ta vrasë
Itali-Nuk i është pranuar djali në shkollën profesionale në Gorgonzola në Milano, një shqiptar ka kërcënuar mësuesen se do ta vrasë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
50-vjeçari ka telefonuar mësuesen e djalit të tij dhe i ka thënë se do ta vrasi, pasi sipas tij ajo është përgjegjëse për mospranimin e 16-vjeçarit në një shkollë profesionale.
Ditën e premte mësuesja ka njoftuar drejtorin e shkollës dhe i ka raportuar për kërcënimin. Ai menjëhrë ka lajmëruar karabinierët të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit.
Ky i fundit ka pranuar përgjegjësitë e tij dhe tha se ishte ndjerë keq dhe ka kërkuar ndjesë për kërcënimin që i ka bërë mësueses.
/tvklan.al