Ish-ambasadori Pepa: Pse vendosa të studioj krimet e komunizmit
Autori: Blendi Fevziu
23:43 21/07/2010Shkrimtari, mejku, ish-deputeti dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Pjetër Pepa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku foli për proceset gjyqësore dhe ndëshkimet masive më të bujshme të periudhës së komunizmit, në të cilën u tentua të eleminohej disistenca antikomuniste.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, se përse vendosi të merret me ndëshkimet e diktaturës, Pepa u shpreh: “Rastësisht i hyra kësaj rruge. Në atë kohë problemet ishin shumë të mprehta, dilnim pas një diktature mjaft të gjatë. Madje njerëzit kishin akoma frikë të thonin të vërtetën dhe arkivat sekrete ishin tabu. Kur do bëhej gjyqi i deputetëve, nuk e di pse ma ngarkuan mua këtë detyrë dhe më dhanë mundësinë për t’u futur në arkivat. Të them të drejtën u befasova, nuk ma merrte mendja. Pastaj u bënë temë pas teme dhe unë kisha dhe dy të miat kujtim, që i inkuadrova”./tvklan.al