Ish-futbollistë zbresin në fushë për Lekbellon
Ish-futbollistë të Tiranës dhe Kombëtares u bënë pjesë e një nisme tjetër për ish-lojtarin Artur Lekbello.
Me ane të një ndeshje miqësore, ata u përpoqën të mblidhnin fonde të tjera për ish mesfushorin e Tiranës, që po lufton me një sëmundje të rëndë.
Në fushë zbriten edhe rivale të dikurshëm të Lekbellos, që miqtë e thërrasin Tushe.
Artur Lekbello (Ish-futbollist)
Futbolli gjithmonë bashkon. Gjithë dashuria dhe respekti që kemi pasur tregohet dhe tani pas 27 vitesh.
Ish-shokë skuadre shprehën keqardhjen që nuk patën mundësi të luanin në një stadium për të mbledhur më shumë para. Nisma të tilla pati në Shqipëri dhe Greqi ku tifozë dhe skuadra ndihmuan ish-futbollistin e Tiranës dhe Kombëtares në vitet 80’-90’.
Tv Klan