Ish-futbollisti dhuron një spital


Ish-futbollisti dhuron një spital

13:05 14/04/2020

Legjendë në fushë dhe jashtë saj. Ish-futbollisti i Chelsea, Didier Drogba di të fitojë zemrat e tifozëve me çdo veprim që bën. Përpos një lumi me gola në karrierën e tij, Drogba ka dhuruar të tjera emocione në këto momente kritike për botën. Ai ka vendosur të mirëpresë në spitalin e ndërtuar nga fondacioni i drejtuar prej tij, pacientët e rinj me koronavirus.

Institucioni ndodhet në qytetin e Adidjan dhe mban emrin e futbollistit të Bregut të Fildishtë, Laurent Pokou, i cili vdiq në vitin 2016, vit kur edhe hapi dyer ky spital. Kreu i këshillit rajonal të qytetit, Vincent Toh Bi Irie falenderoi Drogba për gjestin patriotik dhe tha se spitali do të jetë shumë i dobishëm në luftën kundër virusit pasi të jetë funksional. Pas ditë më parë, Drogba kishte dhuruar dhe një çek prej 1 milion Euro për stafin mjekësor në vendlindjen e tij.

Gjestet bujare të sulmuesit nisën me ndërtimin e një shkolle filloreje në lagjen ku u lind. Në karrierën e tij, Drogba luajti për Galatasaray, Le Mans, Guingamp, Olympique Marseilles, Chelsea, Shanghai Shenhua dhe Montreal Impact. Ndërkohë, vari këpucët në gozhdë në Nëntor të vitit 2018, ndërsa luajti për ekipin amerikan, Feniks Rising.

Klan Plus






Të ngjashme