Ish-kapiteni analizon Kukësin


Ish-kapiteni analizon Kukësin

23:17 06/02/2020

Hallaçi: Lojtarët duhet të menaxhojnë euforinë

Tashmë që gjendet në majë të renditjes dhe me vetëm 1 pikë larg Tiranës së vendit të dytë, për Kukësin nis vështirësia. Veriorët e Shpëtim Duros do të kenë disa ndeshje të forta.

Rraman Hallaçi, ish-kapiten dhe ish-zv/trajner, ka bindjen se futbollistët do të dinë të menaxhojnë emocionet.

Këshilla e ish-mbrojtësit, është që skuadra e tij të sakrifikojë lojën e bukur në favor të pikëve.

Megjithëse Tirana ndodhet më afër me pikë, Hallaçi sheh si rival kryesor të Kukësit për titullin kampion një tjetër ekip.

Kukësi duket se ka fituar imunitet nga mungesa e tifozëve pasi ka luajtur jashtë fushe. Për ish-kapitenin do të ishte e jashtëzakonshme nëse fitohet titulli kampion duke luajtur gjithnjë në transfertë.

Takimi i radhës për Kukësin do të jetë delikat kundër Laçit të shtunën.

Tv Klan






Të ngjashme