Ish-kapiteni i Anglisë blen shtëpinë për 5 mln euro
John Terry ka bërë të vetën një rezidencë magjepsëse në Surrey të Mbretërisë së Bashkuar, që kap vlerën e 5 milionë eurove. Ish-kapiteni i Anglisë dhe Chelsea-t po ndan në rrjetet sociale, së bashku me bashkëshorten e tij, pamjet e shtëpisë më të re luksoze.
Çifti Terry do të ketë kënaqësinë të shijojë 7 dhoma gjumi të shekullit të XVIII, kuzhinën moderne me tipare tradicionale, shkallët spirale dhe shumë dhe shumë lehtësira të tjera.
Klan Plus