Ish-Kryebashkiaku i Torontos drogohej, pas 3 vitesh publikohet videoja
Tre vite pasi u raportua se ish-Kryetari i Bashkisë së Torontos, në Kanada, Rob Ford ishte filmuar duke tymosur crack cocaine, një nga drogat e forta, autoritetet kanadeze kanë publikuar materialin filmik që në 2013 shkaktoi një skandal politik.
Në videon që zgjat thuajse 1 minutë, Ford është duke diskutuar me persona të tjerë për argumente politike dhe familjare.
Pas lajmeve të para të ekzistencës së kësaj videoje, Ford i cili u nda nga jeta disa muaj më parë, u betua se nuk kishte tymosur ndonjëherë crack.
Pasi pamjet filmike u administruan nga një gjykatë, si provë materiale kryebashkiaku pranoi se kishte abuzuar me substanca të ndaluara dhe hyri në një program rehabilitimi.
Deri më sot video nuk kishte dalë në publik, për shkak se ajo ishte pjesë e hetimit nga gjykata për vërtetësinë e saj. Ish-Kryetari i Bashkisë Rob Ford, u nda nga jeta Marsin e këtij viti pas një beteje të pasuksesshme me kancerin.
Tv Klan