Ish-Kryeministri Berisha: Akt terrorist në Shkodër
Një akt terrorist e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha shpërthim me tritol në Shkodër ku u plagosën tetë persona.
Në një postim në Facebook, Berisha bën përgjegjëse “bandat e partisë” për këtë atentat me eksploziv.
Ish-Kryeministri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës më 27 Janar.
“Akt terrorist në Shkodër! Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkoder, 7 të plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushë Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit” bandat e partisë godasin fuqishëm. Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigjia jonë”
, ka shkruar në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha.
Atentati me tritol ndodhi në lagjen “Partizani” të Shkodrës rreth orës 10:45. Eksplozivi ishte vendosur në një motor të parkuar dhe nga shpërthimi u plagosën 8 persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
/tvklan.al