Ish-Kryeministri Berisha: Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve, mënyra si reagojnë ndaj korrupsionit
Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, fatkeqësia më e madhe për popullin shqiptar është reagimi dhe qëndrimi ndaj korrupsionit qeveritar.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Berisha tha se përvojat e kaluara të Shqipërisë duhet të shërbejnë për të reaguar më mirë ndaj rasteve korruptive dhe të mos qëndrojnë indiferent.
“Ka një fatkeqësi të madhe për ne. Fatkeqësia më e madhe e jona është qëndrimi ndaj korrupsionit. Mendoj se nëna e të këqijave për ne si komb, por me një reflektim të thellë në kulturën tonë, është qëndrimi ndaj korrupsionit. Nuk do bëheni dot ata që duam të jemi kurrë, nëse ne si njerëz nuk i mëshojmë qëndrimit ndaj korrupsionit. Por këtu nuk fajësoj qytetarët, këtu fajësoj politikanët, përfshirë edhe veten time”,
tha ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ish-Kryeministri ka treguar edhe fatkeqësinë më të madhe në historinë e tij si politikan kur drejtonte Partinë Demokratike. Firmat piramidale në vitet ’97 janë fatkeqësia më e madhe për të dhe PD-në.
“Piramidat janë një fatkeqësi e madhe e PD dhe Sali Berishës. Sali Berisha po të donte mund t’i kthente gjithë paratë. Por, këtë nuk mund ta bëja. Qëndrimi për kohë të gjatë në pushtet… duhet që të tjerët të vijnë pas teje. Nuk kam qenë asnjëherë i apasionuar pas qëndrimeve afatgjata në pushtet”
, deklaroi Sali Berisha.
/tvklan.al