Ish – Kryeministri Berisha pret Kongresmenin Eliot Engel


Ish – Kryeministri Berisha pret Kongresmenin Eliot Engel

20:23 02/09/2016

Ish – Kryeministri Sali Berisha priti sot Kongresmenin amerikan Eliot Engel, ku u diskutuan probleme të një spektri të gjerë.

Berisha u ndal në veçanti në zgjedhjet e ardhshme, por dhe ato lokale që po zhvillohen në Dibër, për Reformën në Drejtësi, për shndërrimin e vendit në Kanabistan, për krimin, dominimin e tij dhe lidhjet e tmerrshme të Kryeministrit dhe ministrave me krimin.

Lidhur me Reformën në Drejtësi, Berisha tha se PD qëndroi e palëkundur dhe e pamposhtur për të mos lejuar kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Më pas, Engel u prit edhe nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili e falënderoi për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme në vite për Shqipërinë.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të SHBA në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe në veçanti për Reformën në Drejtësi.

.Tv Klan






Të ngjashme