Ish-Kryeministri: Habilajt morën peng agjentët e SHISH


Ish-Kryeministri: Habilajt morën peng agjentët e SHISH

17:15 10/01/2018

Në një postim në Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të ndodhur më 20 Korrik 2015 në një prej fshatrave të Vlorës ku ishte kultivuar kanabis sativa.

Sipas Berishës, dy agjentë të SHISH që mblidhnin informacione në terren për kultivimin e drogës, u zbuluan nga rojet e një parcele kanabisi. Ish-Kryeministri shkruan se ata u morën peng dhe u dhunuan nga njerëzit e vëllezërve Habilaj.

Në lidhje me këtë ngjarje ka qenë në dijeni dhe Kryeministri Edi Rama, por nuk ka reaguar.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Habilajt rrahen dhe moren peng punonjesin e SHISH!

Lexoni qendrimin e policise ndaj aktit kriminal. Rama u informua por beri te paditurin. sb

“Psh. Z.Sali Berisha 

Dua të denoncoj një rast të ndodhur në 20.07.2015 në një nga fshatrat e Vlorës ku une isha punëtor në parcelat e hashashit, të cilët ishin mbjellur nga vet Habilajt. Një ditë kapen dy persona nga rojet e armatosura të cilët kishin hyrë në parcelat e hashashit dhe po filmonin, pas kapjes së personave që në fillim u mendua se ishin gazetarë, por në të vërtet ata ishin agjentë të SHISh. Pasi u kapën u goditën me grushte dhe shqelma që të tregonin përse kishin ardhur, më pas njëri nga pjesëtarët e bandës i njohur si Flori Dibrës, telefonon Policinë e Vlorës dhe i tregon ngjarjen, dhe policia i kërkon që ti bëhen foto personave të kapur dhe të lihen të lirë dhe nëse këta agjentë do të hapnin gojën, atëherë do merej policia me ta duke nënkuptuar se do ekzekutohen nga policia sepse parcelat e Habilajve mbroheshin nga vet Sajmir Tahiri. Për këtë rast ne informuam vet Ramën por ai nuk reagoi?!”

/tvklan.al






Të ngjashme