Ish-kryeministri i Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore
Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të disa komplikacioneve në organet vitale.
Rexhepi, i cili ishte dikur dhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, për shkak të shëndetit jo të mirë është duke u trajtuar në QKUK në repartin intensiv. Bajram Rexhepi është tërhequr krejtësisht nga politika vitet e fundit dhe i është përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu./Klan Kosova.