Ish-kryeministrja dënohet me 5 vite burg për korrupsion


Ish-kryeministrja dënohet me 5 vite burg për korrupsion

14:25 08/02/2018

Liderja e opozitës në Bangladesh Khaleda Zia është dënuar me pesë vjet burg për korrupsion.

Sipas asaj që shkruan BBC, vendimi u dha nga një gjykatë në Dhaka pasi policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra mbështetës të saj.

Zia, 72 vjeç, mohon të ketë keqpërdorur fonde ndërkombëtare të dhuruara për një fondacion bamirës për fëmijët.

Dënimi do të thotë se ajo është e ndaluar nga sondazhet parlamentare për këtë vit. Ajo tha se akuzat ishin të motivuara politikisht.

Rasti është një nga dhjetëra ekzistues kundër Zia, e cila ka qenë rivale e Kryeministrit Sheik Hasina për dekada të tëra./

tvklan.al 






Të ngjashme