Ish Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano intervistë (9 Shtator 1999)


Ish Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano intervistë (9 Shtator 1999)

11:53 09/09/1999

Intervistë me ish Kryetarin e Partisë Socialiste zotin Fatos Nano.

Fatos Nano: Kam ndjekur dhe shfaqjen në publik apo në diskutimet brenda partisë të drejtuesve të saj përfshi edhe sekretarët, dhe më vjen mirë që po dëgjohet më me shumë vëmendje alternativa pa paragjykime se kush e lëshon atë, sepse është e nevojshme, e dobishme, është bërë pothuajse e domosdoshme që të ketë një mirëkuptim rreth vlerave, parimeve dhe rregullave që do ta çojnë partinë drejt një niveli me funksionues të demokracisë dhe drejt një orientimi politik që duhet medoemos të jetë i njëjtë me atë të qendrës së majtë në Europë. Dhe nga kjo pikëpamje nëqoftëse ashtu si juve konstatoni publiku duhet të shikojë që sekretaret dhe drejtues të tjerë të PS-së pranojnë jo vetëm diskutimin, por dhe nevojën për ndryshim që do ta forconte partinë dhe do ta beëte atë më efikase dhe më të përgjegjshme në qeverisjen e vendit, ky është një lajm pozitiv./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme