Ish portieri i Vllaznisë, Armir Grimaj në listën e 11 të arrestuarve
Mes listës së 11 personave të arrestuar nga grupi kriminal i Safet Bajrit, ishte dhe emri i Armir Grimajt.
Ai ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2000 si dhe drejtor teknik i skuadrës.
Në vitin 2013 ai ishte në listën e kandidatëve për deputet. Armir Grima, mori detyrën në 22 Prill të vitit 2016 si trajner i Kombëtares së femrave duke zëvendësuar Altin Rrakllin e dorëhequr, pas disa vitesh në këtë post.
Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Shtetit në një konferëncë për shtyp bënë me dije detaje nga operacioni i koduar “Oaz” ku janë vënë në pranga 11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës, si dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
Detajet u bënë të ditura nga kreu i policisë Ardi Veliaj dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela.
/tvklan.al