Ish-shefja e diplomacisë amerikane: Trump po nxitohet për takimin me Kim Jong
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright është zyrtarja më e lartë amerikane që ka vizituar Korenë e Veriut deri tani. Më 23 Tetor të vitit 2000, Albright takoi në Phenian ish-dikatorin Kim Jong Il, kohë kur nisën bisedimet për ndërprerjen e programit bërthamor të koreano-veriorëve.
Tashmë kur presidenti Trump dhe Kim Jong Un i treti në dinastinë komuniste të Koresë së Veriut po përgatiten të takohen në fund të Majit, zonja Albrigt shpreh shqetësimin se presidenti ka bërë një lëvizje tepër të papritur për një çështje kaq të ndërlikuar.
“Duhet përcaktuar strategji e qartë përballjeje dhe ekip ekspertësh që të shoqërojnë Presidentin”
, këshillon Albright. Ish-shefja e diplomacisë amerikane ka kritikuar edhe politikën e ashpër të Presidentit Trump ndaj emigrantëve. Sipas zonjës Albrigt, SHBA nuk po kryen si duhet detyrën në raport me atë që po bën Evropa Perëndimore. Rreth 11 milionë emigrantë të paligjshëm jetojnë në SHBA dhe priten deportime masive.
Klan Plus