Ish – zyrtari i CIA -s: Trump, “agjent i paqëllimshëm” i Putinit


Ish – zyrtari i CIA -s: Trump, “agjent i paqëllimshëm” i Putinit

15:45 06/08/2016

Ish – shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane Michael Morell, ka sulmuar kandidatin republikan për president, Donald Trump, duke e cilësuar atë rrezik për sigurinë kombëtare.

Në një artikull të publikuar në të përditshmen, amerikane “New York Times”, Morrel ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin e ka kthyer Donald Trump në një “agjent të paqëllimshëm” të Rusisë.

Morell, i cili për afro 33 vjet ka shërbyer pranë CIA-s, ka kërkuar që votuesit amerikanë të mbështesin demokraten Hillary Clinton, si presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Morell, Presidenti rus, Vladimir Putin është ndjerë i kënaqur nga kandidati republikan Trump, pasi ai mbështet disa pozicione favorizuese ndaj Rusisë.

Ndonëse nuk dha prova lidhur me qëndrimin e mbajtur ndaj kandidatit republikan, Morelli tha se, Putin ka përdorur aftësit e tij si një ish – oficer kundërzbulimi për të shfrytëzuar dobësitë e një personi.

Por drejtues të shtabit elektoral pranë kandidatit republikan i hodhën poshtë pretendimet e ngritura nga Morell, duke e akuzuar ish – zyrtarin e CIA-s si të përfshirë në sulmet në Bengazi të Libisë, në Shtator të 2012, ku mbetën të vrarë katër amerikanë. Ngjarje kjo që u pasua me një përgjigje publike nga ana e administratës Obama.

Tv Klan






Të ngjashme