“Isha një monstër në çdo kuptim”
Një grua ka marrë guximin të publikojë fotot e saj në rrjetet sociale, para dhe pas përdorimit të drogës, për të treguar efektet e tmerrshme të kësaj të fundit.
26 – vjeçarja Dejah Hall, i ndau këto foto në internet për të festuar 4 vjet pa përdorur drogë, pas luftës së madhe për të hequr dorë nga varësia ndaj heroinës. Dejah, e cila jeton në Arizona, krijoi varësi nga ilaçet për dhimbje kur ishte vetëm 17 – vjeç, përpara se të kalonte tek përdorimi i drogave të forta.“Në fund krijova varësi totale. Isha e tmerrshme dhe si pjesa më e madhe e përdoruesëve, gjithçka shkoi edhe më keq”
, shkruajti ajo në Facebook.“Isha një monstër në çdo kuptim. Nuk më interesonte kë lëndoja, nuk ma ndjente më për asgjë. Erdhi një pikë që nuk kisha më asnjeri pranë.”
Gjithçka nisi të ndryshonte kur 26 – vjeçarja shkoi për vizitë tek gjyshi i saj, në Dhjetor të 2012 –ës. Fjalët e këtij të fundit, duket se e tronditën kaq shumë të renë sa i premtoi se gjërat do të ndryshonin. Ai vdiq pak kohë më pas, megjithatë e reja e mbajti premtimin. Ajo përfundoi në burg për posedim lëndësh narkotike dhe ky ishte momenti kur vendosi të ndryshojë jetën e saj. Sot, Dejah është nënë dhe nuk ka prekur me dorë drogë prej 4 vitesh. Fotot e saj para dhe pas përdorimit të drogës janë përhapur me shpejtësi në internet. Shndërrimi i 26 - vjeçares është vërtetë i pabesueshëm./tvklan.al