Helmohen 44 dasmorë, dyshohet se shkak u bënë ushqimet që konsumuan
Ushqimi i konsumuar në tre dasma të ndryshme në të njëjtin lokal në qytetin e Elbasanit u ka shkaktuar probleme dhjetëra dasmorëve të cilët kanë përfunduar me helmim në spital.
44 persona kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa 3 raste janë transferuar në spitalin infektiv në kryeqytet.
Jo vetëm gjatë ditës, por fluks të të helmuarve kishte edhe në orët e vona të mbrëmjes. Autoritetet spitalore thonë se pacientët kanë patur të vjellja, këputje, diare dhe dhimbje koke.
Pacientët vijnë nga tre dasma të ndryshme të organizuara në të njëjtin lokal. Grupi hetimor ka ekzaminuar mostrat e ushqimeve dhe pijeve të shërbyera në restorant për të zbardhur zbardhjen e shkaqet që kanë çuar në helmimin e 44 dasmorëve.
Tv Klan