15:43 17/01/201426 persona janë diagnostikuar me hiv aids vetëm gjatë muajit dhjetor në Shqipëri, duke e çuar në 697 numrin total të personave të infektuar në 20 vite. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për trend në rritje të të infektuarve në moshat e reja.Për specialistët problem përbën rritja e numri të femrave të infektuara. Aktualisht ato zënë 30 % të totalit të rasteve në vendin tonë.Femrat janë edhe më të rrezikuarat për t’u prekur nga hiv aids që në moshën e adoleshencës.Edhe sa i takon testimit, nuk janë femrat ato që u drejtohen të parat analizave, por meshkujt.Testimi vullnetar është një tjetër problem që shoqëron sëmundjen. Atë e kryejne vetëm 3 % e femrave dhe 4 % e meshkujve.