ISHP: AH1N1, pandemia më e lehtë deri tani


ISHP: AH1N1, pandemia më e lehtë deri tani

22:52 05/01/2010

Nga alarmi se virusi i ri pandemik AH1N1 është tepër i rrezikshëm dhe po merr shumë jetë njerëzish, ka mbetur vetëm zhurma. Duke u bazuar në situatën aktuale, specilialistët dalin në konkluzionin se pandemia është më e lehta që po kalojmë dhe sqarojnë se qarkullimit të virusit i kanë mbetur edhe më pak se dy muaj.

Frika nga  gripi i ri që po qarkullon bëri që ashtu si në të gjitha vendet e botës edhe Shqipëria të porosisë disa doza vaksinë për grupet e riskut. Por pas një muaji që vaksina gjendet në poliklinika, bilancet tregojnë se ajo është refuzuar nga qyetarët.

Përsa i përket situates, aktualisht në shërbimet spitalore janë 5 raste të rënda, ndërsa ka shkuar në dhjetë numri i viktimave.  E fundit është një grua 55 vjeç nga qyeti i Fierit, e cila gjendej prej 8 ditësh në reanimacionin e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Tv Klan






Të ngjashme