
Ishte dëbuar nga Italia, arrestohet i riu shqiptar
Një i ri shqiptar të cilit i ishte ndaluar hyrja për në shtetin italian është arrestuar nga policia. Sipas mediave italiane, ai është 26-vjeçari me iniciale L.E, i cili u arrestua në Vercelli të Italisë.
Ndalimi i tij u bë të shtunën, pas një kontrolli në periferi të qytetit. Pas kontrollit u vërtetua se ai kishte marrë një urdhër dëbimi, dhe më pas u shoqërua në ambientet e komisariatit për hetime të mëtejshme.
Pas verifikimeve të policisë, 26-vjeçari shqiptar rezultonte me precedent të mëparshëm penalë. Ai ishte arrestuar në vitin 2010 nën akuzat e konspiracionit për prostitucion, duke përfshirë fëmijë, dhe ishte dënuar me 4 vite burg.
Në vitin 2014 Prefekti i Pavias kishte dekretuar dëbimin, dhe në fillim të 2015 ai u deportua në Shqipëri. Sipas ligjit, në rast dëbimi duhej pritur 3 deri në 5 vite për t’u kthyer.
Por, 26-vjeçari e kishte kishte shkelur këtë ligj, pasi u kap në shtetin italian./tvklan.al