Ishte dëbuar nga Italia, shqiptari nuk respekton vendimin dhe arrestohet sërish
Një shqiptar 35 vjeç ka rënë në prangat e policisë në Itali. Mediat në vend njoftojnë se ai është arrestuar në Sirakuzë, pasi ishte dëbuar nga Itali dhe kishte thyer urdhrin e gjykatës.
Efektivët e kanë pikasur atë në një tren dhe e vendosën në mbikëqyrje gjatë gjithë rrugës. Teksa shqiptari mbërriti në stacion dhe tentoi të zbriste ai dhe pasagjerët e tjerë iu nënshtruan kontrolleve.
35-vjeçari u tregoi policëve një pasaportë shqiptare, nga e cila u zbulua se ai ishte në kërkim. Efektivët zbuluan se ai kishte precedentë penal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe ishte arrestuar në vitin 2013 në portin e Ankonas, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, me 115 kg marijuanë.
Kundër tij, në atë kohë gjykata vendosi një dënim 7 vite e 6 muaj dhe një gjobë prej 50,000 Euro. Ndërsa në dhjetor 2016, për të ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga Italia dhe ai u riatdhesua në shkurt të vitit 2017.
Shqiptarit iu ndalua të kthehej në Itali për 10 vitet e ardhshme, por ai nuk e ka respektuar këtë vendim dhe tashmë është arrestuar sërish./tvklan.al