Ndërron jetë nga COVID një tjetër mjek
Mihal Kërçi, në gjendje të rëndë pas infektimit
COVID-19 ka shënuar një tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha.
Mjeku anestezist Mihal Kërçi ndërroi jetë këtë të diel, teksa ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh.
Mjeku Kërçi ishte pedagog e njëherësh kreu i Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.
Nga nisja e pandemisë 24 mjekë shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Tv Klan