Ishte në festë me nipin, ndërron jetë papritur 54-vjeçari
Një 54-vjeçar ka humbur jetën gjatë një feste familjare në Tale të Lezhës.
Sipas njoftimit të policisë, viktima me iniciale Z.L kishte shkuar për darkë familjare tek banesa e nipit të tij, por më pas filloi të ndihej keq. Ai u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët e tij.
Fatkeqësisht 54-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital. Nga ekzaminimet paraprake rezulton se ai humbi jetën për shkaqe natyrale. Policia referoi në Prokurori materialet për këtë rast për vlerësim.
/tvklan.al