47-vjeçari rezultonte në kërkim për trafik droge


47-vjeçari rezultonte në kërkim për trafik droge

09:27 10/11/2018

Një 47-vjeçar ka përfunduar  në prangat e policisë së Tiranës, pasi rezultonte i dënuar në Itali me 4  vite burg për trafik droge.

Paraditen e së shtunës  është arrestuar 47-vjeçari D.Sh. Ky i fundit është dënuar me 4 vite e 20 ditë burg nga Gjykata e Apelit në Venecia me akuzën e  “Pjesëmarrjes në trafikun e lëndëve narkotike”.

Kanë qenë agjentët e forcave operacionale që në bashkëpunim me Interpolin  bënë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e 47-vjeçarit që pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Tv Klan






Të ngjashme