Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në kufi
Qafë-Thanë -Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor të Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, banues në Fier.
Më datë 28.12.2017 Brahimaj është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, Brahimaj rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
/tvklan.al