Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga 47-vjeçarit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Idajet Spahiu, 47 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari, Itali me Vendimin Nr.SIEP 35/2016 të datës 14.06.2017 e kanë dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1 , Dekreti 309/1990.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al