Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 48- vjeçari
Policia e qytetit të Shkodrës ka vënë në pranga një 48- vjeçar të shpallur në kërkim shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Ardian Kastrati, banues në fshatin, Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe.
Ndalimi i tij u bë pasi në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 14.11.2017 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr 942 datë 13.11.2017 ku ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al