Ishte vjedhur në Korfuz, bllokohet gomonia në Sarandë
Policia e Sarandës ka bllokuar një gomone 7.5 metra të gjatë dhe 4 metra të gjerë. Sipas policisë së qytetit bregdetar kishte informacione nga Policia Kufitare se mjeti lundrues kishte kaluar pranë kanalit të Çukës.
Kështu pas një kontrolli gomonia me mbishkrimin “JUMBLY R”, u gjet rreth orës 10:15, në lagjen numër 1, të Sarandës. Mjeti lundrues është gjetur në një pikë përpunimi të inerteve, në pronësi të shtetasit F.Sh. Gomonia ka një një motor të makës “Jamaha 250 CC”. Ku mjet lundrues rezulton i vjedhur një ditë më parë, në Korfuz të Greqisë.
/tvklan.al