Ishte zënë me burrin, e reja sajon grabitje për t’i tërhequr vëmendje


Ishte zënë me burrin, e reja sajon grabitje për t’i tërhequr vëmendje

09:35 23/10/2016

Tiranë-Ajo ndihej e braktisur nga bashkëshorti e për të marrë pak vëmendje sajoi një grabitje. Një histori si në telenovela, por që personazhet janë shqiptarë.

Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçaren, Dalina Azuni. Të shtunën, rreth orës 04:40, policia kishte marrë një telefonatë se në fshatin Pinet, në banesën e shtetasit I. Azuni , ka hyrë një person për të vjedhur.

Sipas denoncimit, “grabitësi”duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen 29-vjeçaren Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh .

Policia ka filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Duke qenë përpara këtyre fakteve policia, ka filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, Dalina Azuni, dyshohet t’i ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë. Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.

E reja ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre./tvklan.al






Të ngjashme