Ishulli grek i Evias përgatitet për përmbytje


Ishulli grek i Evias përgatitet për përmbytje

18:40 06/10/2021

Punëtorët ngrenë barriera mbrojtëse para përmbytjeve të vjeshtës

Në ishullin grek të Evias i gjithë peizazhi është i shkatërruar për shkak të zjarreve që përfshinë Greqinë këtë verë. Por tanimë vendi kërcënohet nga përmbytjet që mund të shkaktojë vjeshta. Punëtorët po presin pishat e djegura, të mbetura nga zjarret shkatërruese të verës, për të ngritur barriera.

Ata po garojnë me kohën për të forcuar mbrojtjen para shirave të vjeshtës të cilat kërcënojnë të përmbytin fshatrat bregdetarë. Bimësia e cila mbronte vendin tashmë është djegur.

Kjo është e rrezikshme. Nëse shirat fillojnë tani dhe vazhdojnë për 15 ose 20 ditë, atëherë të gjithë këta lumenj do të vërshojnë“, thotë një punëtor.

Rreth 300,000 hektarë pyje dhe shkurre u dogjën në pjesë të ndryshme të Greqisë këtë verë, në mes të valës më të keqe të të nxehtit në vend në 30 vite.

Në fshatin bregdetar të Limni, shumë prej 1,500 banorëve dhe turistëve të tij u desh të evakuoheshin me varka për të shpëtuar nga flakët apokaliptike që mbërthyen vendin.

Me shumicën e pishave të shkatërruara nga zjarret, të korrat e një viti dhe një pjesë e madhe e prodhimit të vendit ka shkuar dëm.

Fenomenet ekstreme të motit janë shtuar kohët e fundit dhe do të vijojnë edhe në të ardhmen nisur nga ajo se çfarë parashikojnë shkencëtarët.

Klan News






Të ngjashme